Sarandë, vidhet gjatë natës një banesë në lagjrn nr.4, hajdutët përballen me të zotin

Një vjedhje ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Sarandë gjatë mbrëmjes së kaluar.

Hajdutët kanë hyrë në banesë duke zbritur nga taraca e ndërtesës.

Mësohet se hajdutët kanë vjedhur në banesë sende me vlerë, bizhuteri dhe para.

Në momentin kur i zoti i shtëpisë ka hyrë brenda në banesë, hajdutët janë larguar me shpejtësi.