Sarandë, 15 maji kaloi dhe punimet në bulevardin e ri vazhdojnë

15 maji, ishte afati i përfundimit të punimeve në bulevardin e ri ne Sarande, i deklaruar publikisht  pak kohe me parë nga administratori i kompanise sipërmarrese para kryeministrit të vendit Edi Rama. gjatë vizitës së  këtiij të  fundit në qytet.

Në këtë vëzhgim nuk diskutohen vlerat e kësaj vepre infrastrukturore dhe arkitektonike ne qytetin bregdetar dhe impakti qe do të kete në zhvillimet turistike dhe ekonomike te Sarandes.

Fjala është për disa procese qe ende nuk kanë përfunduar. Ndërkohë, sistemimi i rërës së plazhit paralelisht në një pjesë të madhe të gjatësinë së bulevardit, duket se ka mbetur peng i punimeve te kjo vepër.

Por “gongu” i sezonit turistik de fakto ka rënë edhe per Saranden dhe turiste vendas e te huaj jane te pranishëm në Sarande dhe Ksamil. Vlora, dy ditë me pare çeli sezonin turistik me specifikat e saj. Sigurisht, këtu nuk eshte fjala për gara absurde se “kush e çel i pari sezonin“.

Vonesat ne perfundimin e bulevardit te ri impaktojne me pa te drejte situaten e plazheve publike ne Sarande te cilat pas deklarimit të fundit te kryebashkiakut Adrian Gurma, do te vazhdojne te jene pa pagesë per publikun ne fqinjësi me bulevardin e ri.

Por ne plazhe ende ka sasira të mëdha inertesh dhe copa betoni si në plazhin e Ri, per shkak të punimeve aty prane. Kompania sipermarrese ka te pakten detyrimin te pasuroje me rere plazhet e demtuara publike dhe per kete i ka te gjitha kapacitetet .Dhe aktualisht megjithëse mesi i muajit maj kaloi, plazhet publike nuk mund te shfrytëzohet për plazh, as nga sarandiotët e as nga të huajt.