Alket Hyseni në pritje për tu bërë drejtor?

Edhe pse më 25 prill nuk fituan mandatin e deputetit, ata po fitojnë një post drejtues në administratë. Adnor Shameti, i cili nuk u kandidua për deputet i PS-së në qarkun e Beratit, është emëruar së fundmi këshilltar ligjor në Kryeministri.

Ervin Bushati u emërua pak ditë më parë si drejtues i Postës Shqiptare, duke ndërruar karrigen me deputetin e sapozgjedhur Laert Duraj.

Me post është shpërblyer dhe Dallëndyshe Bici, e cila u emërua si zëvendësministre e Mbrojtjes.

Në pritje të një posti janë dhe disa nga të besuarit e tjerë të socialistëve, si Alket Hyseni dhe Plarent Ndreca.

Ish deputeti i rajonit te Sarandës Alket Hyseni, e konfirmoi se dhe pse nuk u fut si deputet në zgjedhjet e 25 prillit do të mbetej aktiv në politikë.