Sarandë, Këshilli Bashkiak rikthehet në sallë më 31 majit

Pas nje periudhe te gjate pandemike dhe mbledhjeve ne distance te diktuara nga situata pandemike, Keshilli i Bashkise do te mblidhet ne takimin e radhes me 31 Maj.

Sipas njoftimit zyrtar mbledhja e radhes do te organizohet ditën e hënë më datë 31.05.2021 ora 14:00, në sallën e mbledhjeve të Bashkisë kati i parë i godines se bashkise. Duket se kjo mbledhje do te jete e ngarkuar me tematikaat e akumuluara dhe ato te diktuara nga aktualiteti.

Mesohet se perveç disa P/Vendimeve mbi dhënien e ndihmës ekonomike, me rendesi ne mbledhjen e 31 majit eshte Raporti mbi përgatitjet për sezonin turistik në Bashkinë Sarandë; p/vendimi “ Për miratimin e planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve”; P/Vendimi “Për miratimin e listës se personave që përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave”; miratimin e Buxhetit faktik të Bashkisë për vitin 2020 ; treguesit financiar të 4 mujorit të parë si dhe nje raport mbi situatën mjedisore , administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri