Rrëzohet nga shkallët biznesmeni në Sarandë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një biznesmen lokal në Sarandë, është aksidentuar duke pësuar dëmtime në trup, kryesisht në qafë.

Bëhet fjalë për, Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i Hotel ‘Mare’ në Ksamil, është rrëzuar nga shkallët aksidentalisht dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma të ndryshme, kryesisht në qafë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës së rëndë të traumave të tij, është kërkuar ndihma e helikopterit.

Keqi është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.