“Taqua” i LSI-së: Sa më shumë presion t’i bëjnë Sarandës, aq më të fortë do e marrin grushtin e humbjes

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Sarandë, Dhimitër Lapa, ka përcjellë bilançin e javës së parë zyrtare të fushatës elektorale.

“Taqo” Lapa sicc njihet rëndom në Sarandë shprehet se sa më shumë presion t’i bëjnë Sarandës, aq më të fortë do e marrin grushtin e humbjes.

“Fushata elektorale ka interaktivitet me qytetarin që takon përballë dhe me qytetarin virtual. LSI është një forcë politike gjithnjë në zgjerim dhe si e tillë dallon nga pala tjetër kundërshtare e cila ‘lufton’ për të ‘ngrënë’ votat e anëtarësisë.

Fitorja e 25 Prillit shkon përtej votës së anëtarësisë, sepse puna që bëhet në terren për të faktorizuar programin tonë politik do të materializohet në votën qytetare, në votën masive.

Sa më shumë presion t’i bëjnë Sarandës, aq më të fortë do e marrin grushtin e humbjes. Sa më shumë presion t’u bëjnë qytetarëve të tyre, aq më shumë njerëz do të dalin të votojnë pa ngurrim në 25 Prill.

Jemi ende larg një fushate të vërtetë demokratike sepse terreni i krijuar nga Edi Rama i ngjason një xhungle politike dhe anarkie sociale. Ai nuk kërkon konkurrencë, ai synon të eleminojë premisat për demokraci”, thotë një intërvistë Taqo Lapa.