Kreshnik Bozho përkrah Jolio Dine, takime me bizneset në lagjen nr. 2 në Sarandë

Ish kandidati për kryetar bashkie në Sarandë Kreshnik Bozho vijon të jetë një mbështetje për kandidatët e qytetit që garojnë për deputet, duke i përkrahur ata në këtë fushatë elektorale.

Bozho dhe kandidati për deputet Jolio Dine kanë zhvilluar tskime me bizneset në lagjen nr. 2 në Sarandë.

“Me Nikun, Klajdin, Saimirin dhe te rinjte e FRPD dere me dere ne bizneset e rruges nr.2 ne lagjen nr.2 te Sarandes”, shkruan Dine në rrjetet sociale.

Kreshnik Bozho ka mbështetur dhe kandidaturën tjetër të Partisë Demokratike Ina Zhupën. /Sarandanews.com/