Ja kur pritet që ekipi i Butrintit t’i rikthehet fushave të blerta

Lysien Nurishmi, shefi i sektorit të garave në FSHF, foli me një lidhje Skype me emisionin Studio Sprint në ABC News.

Nurishmi preku disa tema rreth futbollit shqiptar, rifillimit, kalendarit, merkato e të tjera.

“Deri në këto momente, situata nuk është e favorshme. Siç e dime të gjithë, situata do të përmirësohet.

Urojmë nga fundi i muajit maj të rifillojë kampionati kombëtar, nga Superiorja, deri te moshat.

Do të presim dhe dritën jeshile nga shteti, të marrim atë “OK” e shumëpritur”, tha Nurishmi.