Dritan Leli e shkarkon nga detyra, drejtori i Ujësjellësit nuk liron zyrën, shoqërohen në polici

Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Ujësjellësit të qytetit bregdetar, Shkëlqim Leskajn.

Ndonëse ky vendim është marrë prej katër ditësh, Leskaj nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Kjo për faktin se sipas drejtorit Ujësjellësi është shoqëri aksionere dhe Bashkia nuk ka të drejtë që ta shkarkojë.

Në këto kushte, është dashur ndërhyrja e policisë pas tensioneve të krijuara pasi në zyrën e drejtorit Leskaj ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari. Këta të fundit i kanë kërkuar të lirojë zyrën, por Leskaj ka njoftuar policinë.

Blutë e Vlorës kanë shoqëruar të gjitha palët në komisariat dhe kanë marrë deklarimet përkatëse.