COVID-19/ Ja sa raste të reja u shënuan në Sarandë, Delvinë dhe Finiq gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 256 raste të reja me COVID nga 2538 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë ndërruar jetë 8 qytetarë, konkretisht 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç.

Janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (07 Prill 2021)

Raste të reja ditore 256
Të shëruar në 24 orë 565
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2538

Testime totale 577,591
Raste pozitive 127,192
Raste të shëruara 95,600
Raste Aktive 29,301
Humbje jete 2291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20738
Fier 2560
Durrës 1226
Gjirokastër 1224
Shkodër 1030
Vlorë 721
Korçë 729
Kukës 345
Dibër 338
Elbasan 246
Lezhë 103
Berat 41