Policia Rrugore kontrrolle në Sarandë dhe Vlorë, pezullon 22 lejedrejtimi

Policia Rrugore Vlorë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike, Policia Rrugore ka arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 tjerë, për veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu Policia Rrugore ka pezulluar 22 lejedrejtimi, nga të cilat 13 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 6 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 3 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

“Janë vendosur gjithsej 1225 masa administrative, nga të cilat:371 masa për tejkalim shpejtësie;64 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;41 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;5 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;171 masa për parakalime të gabuara; 290 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;283 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor”, njoftoi policia.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit.