Finiq, miratohet projekti i restaurimit në Shpellën me Piktura në fshatin Kostar, Mesopotam
Lajm i mirë! Shpëtohet një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin e restaurimit në Shpellën me Piktura në fshatin Kostar, Mesopotam, Finiq.
Me të gjitha faqet e pikturuara, kisha, monument kulture i kategorisë I, ndodhet në anën veriore të fshatit Kostar, ndërtuar në fund të shek. XVIII, në faqen e malit, mbështetur në një gur shkëmbor.
Një objekt me rëndësi shpirtërore për banorët e zonës, që ende kryejnë shërbesa në këtë kishë.
Projekti parashikon ndërhyrje të plotë restauruese në të gjithë monumentin.