Ngacmonte një të mitur, policia e Sarandës arreston 31- vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin R. A., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u krye pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 11 vjeçe, se shtetasi R. A. ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.