Futuni brenda, hyn në fuqi ora “covidiane”, policia me “dorë të hekurt” në Vlorë

Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk lejohet dalja nga shtëpia, me përjashtim të rasteve specifike.

Shtrëngimi i orës policore nga 22:00 në 20:00 që hyri në fuqi sonte do të jetë deri në datë 25 shkurt.

ABC sjell pamjet e para nga qytetet e vendit se cfarë po ndodh, nëse qytetarët po e respektojnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve.

Në Vlorë patrullat e policisë kanë dalë në rrugë duke ndaluar makinat që lëvizin pas orës 20:00 duke kërkuar arsyen ose në të kundërt gjoba.