Çfarë propozimi i ka bërë qeverisë shqiptare Alabbar për jugun

Në vizitat që ka pasur në Shqipëri, Mohamed Alabbar ka pasur mundësinë të vizitojë edhe jugun e vendit. Thotë se është tronditur nga bukuria e tij.

I pyetur në Opinion se përse zgjodhi Durrësin për investim, kur kishte pasur një impresion të tillë për jugun e Shqipërisë, kreu i kompanisë prestigjioze Emaar thotë se i ka bërë qeverisë shqiptare një propozim edhe për jugun dhe po pret përgjigje.

“Së pari nuk mendoj se ato hapësira (në jug) do të mbeten bosh për një kohë të gjatë, më dëgjoni mua. Po shoh për diçka serioze në jug, po jua them. I kam bërë një propozim qeverisë dhe do të më kthejnë përgjigje.

Po mendojmë një projekt për turizmin, jemi duke punuar, vetëm propozim. Por tipike për investitorët, qytetet e mëdha janë qendra, aty është ekonomia.

Tipike kjo për botën, njerëzit po zhvendosen nëpër qytete, atje është GDP-ja, popullsia më e madhe, punësimi, por po të shohim jugun, është diçka krejt ndryshe”, shprehet në intervistë Mohamed Alabbar.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *