Denaj takime me strukturat e PS në Konispol: Të sigurojmë fitoren për të majtën reformatore

Konispoli, ka qenë ndalesa e radhës e takimeve të kandidates për deputete njëkohësisht dhe Ministre e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

E shoqëruar nga kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri, znj. Denaj është takuar me strukturat e PS.

“Në Konispol, në njësinë Xarrë, në një bashkëbisedim të ngrohtë me mbështetës dhe strukturat socialiste, për ta bërë fitoren e 25 Prillit, jo vetëm të sigurt, por edhe të thellë, për të majtën reformatore.

Ndamë mendimet për çfarë kemi realizuar dhe çfarë mund të bëjmë akoma më mirë në mandatin3”

“Në Konispol, në njësinë Markat, ku vijuam takimet me strukturat socialiste.

Rrisim më tej angazhimin tonë dhe mbështetjen e padiskutueshme për banorët e kësaj zone, për investimet që do të përmirësojnë shërbimet dhe mirëqenien”, përfudon Denaj. /Sarandanews.com/