Makina merr përpara motorin, aksidentohet 55-vjeçari në Sarandë

Një aksident ka ndodhur në fshatin Berdenesh, Sarandë ku shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 03.06.2022, në fshatin Berdenesh, Sarandë, shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.