2 humbje jete nga Covid sot në Sarandë dhe Konispol

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid ditën e sotme.

Burime informojnë se një taksist 62-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën në spitalet Covid në Tiranë.

Ndërsa një 64-vjecar nga Konispoli ka humbur jetën në Spitalin e Sarandës.

Gjatë ditëve të fundit në zonën e Sarandës rastet me Covid janë shtuar, ndërsa masat mbrojtëse po vijnë gjithmonë e duke u ulur, duke i bërë qytetarët të ekspozuar ndaj koronavirusit.