VIDEO/ Të izoluar në shtëpi, në Përmet artistët e sazeve koncert në sheshet e lagjeve

Pavarsisht se virusi COVID-19 ka ndalur gjithçka, në Përmet artistët e sazve kanë dhuruar një koncert fantastik në një prej lagjeve të qytetit.

Koncerti u mbajt në lagjen Mejdeni, ku artistët u mirëpritën dhe u duartrokitën nga banorët, të cilët shijuan një atmosferë gëzimi e gjallërie, por edhe solidariteti nga ballkoni.

Kjo nismë e organizuar nga bashkia do të vijojë çdo ditë, në të gjitha lagjet e qytetit të Përmetit./Sarandanews.com/

Të izoluar në shtëpi, në #Përmet artistët e sazeve koncert në sheshet e lagjeve ????????

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, 14 April 2020