Aksident i frikshëm në Gjirokastër, shembet rruga me kalldrëm, nuk mban dot makinën dhe kamionin me inerte

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër pas shembjes së një pjese të rrugës para banesës së Angonatëve në zonën historike të qytetit. Një kamion që transportonte materiale interte është shkëmbyer me një mjet veturë. Rruga me kalldrëm nuk e ka mbajtur dot peshën e të dy makinave dhe është shembur bashkë me veturën. Drejtuesi i veturës është lënduar por nuk ka dëme serioze ndërsa policia është në kërkim të mjetit që u bë shkak për aksidentin dhe që u largua nga vendngjarja.