Finiq/ Ekip ekspertësh për restaurimin e menjëhershëm të urës së dëmtuar nga reshjet

Në bashkinë e Finiqit, në jug të vendit, ekspertët nga institucionet e linjës po ndërmarrin kryerjen e studimit teknik dhe restaurimin e menjëhershëm të urës që lidh zonën e Bistricës dhe Velahovës me dhjetëra fshatra të pellgut të Livadhjasë, e cila u dëmtua pak ditë më parë nga reshjet e shirave të dendur që përfshinë vendin tonë.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj po ndjek nga afër situatën e krijuar në Bashkinë e Finiqit.

Ai u shpreh se së shpejti do të mbërrijë një ekip edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vlerësimin e situatës dhe ndërhyrjen e riparimin e urës së dëmtuar.