FOTOT/ Në Përmet vendosen banderola me mesazhe sensibilizuese

Përgjatë gjithë këtyre ditëve të vështira, përveç mesazheve audio sensibilizuese, Bashkia Përmet në bashkëpunim me shoqatën Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim,vendosën banderola të cilat përmbajnë mesazhe sensibilizuese për qytetarët si dhe mbishkrime me fjalë falenderuese për mjekët e policët që janë në detyrë.

Kjo në shenjë mirënjohje për heronjtë që po sakrifikojnë këto ditë për Ne, për të gjithë Shqipërinë.