VIDEO/ Butrinti pëson humbjen e parë nga Maliqi, por mbetet në krye të renditjes

Butrinti ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat në ndeshjen e fundit për këtë vit.

Sarandiotët u thyen në duelin direkt kundër Maliqit në stadiumin “Andon Lapa”, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një humbje që gjithësesi e mban Butrintin në vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Maliqin që fitoi në duelin e sotëm.

Vetëm një rast patën kundërshtarët dhe atë e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme, ku fituan një 11 metërsh dhe e shëndërruan në gol në pjesën e parë.

I gjithë 90-minutëshi u dominua nga skuadra e drejtuar nga Milto Gurma, por pa mundur dot që të shënonin në portën kundërshtare, duke shpërdoruar disa raste.

Pas kësaj humbjeje Maliqi dhe Butrinti udhëheqin kampionatin me nga 19- pikë të grumbulluara.

Sfida e radhës për Butrintit do të jetë më 13 janar kundër Gramozit në transfertë./Sarandanews.com/

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm