NJVKSH Sarandë mbyll degën e bankës Intesa San Paolo

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë në Sarandë ditën e hënë kanë rezultuar pozitiv 32 raste, 11 raste nga testimet e shpejta dhe 21 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Ditën e hënë NJVKSH në Sarandë ka mbyllur degën e bankës Intesa San Paolo në Sarandë pasi 4 punonjës, nga 6, të kësaj banke kanë rezultuar pozitiv.

Njëherësh nga testimet e shpejta ditën e djeshme pozitiv ka rezultuar edhe një student nga Universiteti i Tiranës, Filiali Sarandë.

Ndërkohë bëhet me dije se aktiv më covid19 në Sarandë janë 163 persona.