Gurma: Saranda gjithmonë ka mirëpritur turistët nga Kosova

Adrian Gurma, kryetari i Bashkisë së Sarandës, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se me hapjen e rrugës se re Kardhiq-Delvinë, Saranda nuk është shumë më afër vetëm me Gjirokastër, Përmetin, Tiranën, por edhe Prishtinën Prizrenin, Pejën e me viset e tjera shqiptare.

“Saranda gjithnjë e më shumë po i afrohet Prishtinës Prizrenit, Pejës e të gjitha viseve shqiptare, pushuesit nga Kosova janë turistë të spikatur, të mirëseardhur dhe shumë të dashur par sarandjotët”,tha Gurma.

Sipas tij, Saranda është zgjidhja e preferuar e pushuesve nga të gjitha viset shqiptare pra edhe nga Kosova dhe ata nga viti në vit janë shtuar në numër, madje tani është edhe një trend i ri ata kanë blerë edhe banesa në Sarandë.

Ai shtoi se me hapjen e rrugës se re, segmentit Kardhiq-Delvinë, Saranda, do të jetë më afër Kosovës për 45 deri në një orë dhe tha se shpreson se këtë vit do të ketë një bum të pushuesve nga Kosova në Gjirokastër.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, tha se janë duke i bërë përgatitur të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur turistët nga Kosova.

“Shpresojmë se edhe situata me pandeminë deri në vërë do të tejkalohet dhe do të lëvizim lirshëm. I kemi ndërmarrë të gjitha masat që duhet dhe Saranda për pushuesit do të ofrojë shumë më shumë se viteve tjera. Kemi ndërhyrë ne infrastrukturës në Ksamil e Sarandë”, tha ai për RTK.

Gurma bëri me dije se do të vizitojë edhe Kosovën dhe do të ketë takime të shumta edhe me shumë agjenci turistike si edhe viteve tjera, Ai tha se ka pasur takim edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe falënderoi atë par kontributin e dhënë në zhvillimin e turizmit.