Shahistët sarandiotë në 25-vjetorin e shoqatës

Saranda jo vetëm që ka një ekip shahu e renditur së fundmi Kampion Kombëtar, por ka edhe një Shoqatë të Shahut, me një çerek shekulli histori.

Ky përvjetor ishte arësye për të përkujtuar, festuar dhe uruar për tërë këtë rrugë, që ka sjellë shahistët e “Butrintit” në kreun e renditjes në shkallë vendi dhe në shkëlqimin e më të rinjve si Klevin Kosta që u shpall Kampion i Ballkanit dhe Ekkea Omeri, që u kthye me medalje bronzi.

Me rastin e 25-vjetorit të Shoqatës së Shahut, të pranishmit, që nga flokëbardhët deri te shahistët e vegjël, nxënës të arsimit fillor, i përshëndeti Presidenti i Shoqatës, Adrian Mullai. Kryetari aktual i kçsaj Shoqate, Mjeshtri Kombëtar i Shahut Lime Mihasi solli në vëmendje se kur Shqipëria dhe Saranda përjetonin vitin e trazuar 1997, si sfidë ndaj asaj situate, shahistët themeluan shoqatën e tyre.

Në këto 25 vite kjo Shoqatë ka funksionuar duke ia dalë të shtojë radhët, të rritë pasionin për sportin e intelektit, të afrojë të rinjtë e fëmijët, krahas të rriturve e të moshuarve dhe të synojë cilësinë.

Këtë ndërthurje moshash e ka vlerësuar si arësye të suksesit në fjalën e vet përshëndetëse edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. “Saranda është ajo që kinematigrafisë shqiptare i ka dhënë temën e një filmi për shahun, si një parathënie për të sotmen, kur ky qytet ka një ekip kampion vendi në shah dhe prodhon kampionë të Ballkanit”.

Ai tha se ndjehej pak si në faj që përballë kësaj historie dhe të sotmeje suksesi, 25-vjetori festohet dhe ekipi stërvitet në kushte modeste, pasi, në vlerësimin e tij, shahu ka vëmendje, por meriton më shumë. U vu në dukje se sporti i shahut në Sarandë ka mbështetje maksimale përveçse nga Bashkia, edhe nga biznesi vendas.

Çertifikatat e Mirënjohjes që u shpërndanë, shkuan për emra emblematikë për shahun e Sarandës, duke nisur nga Kryetari i parë i shoqatës Minello Qurku (pas vdekjes), si dhe për shahistët e ndjerë Abedin Hasani, Sevo Lepuri e Barjam Barjami, tek Hysen Hysi, ish-President i parë i Shoqatës, i cili ishte prezent, për Mjeshtrin Ndërkombëtar të Shahut Ilir Seitaj.

U nderuan edhe mjaft emra të tjerë të historisë 25-vjeçare të shahut sarandiot, si: Çlirim Guxho, Zenel Veleshnja, Mirosh Birjani, Dhimitraq Dhame, Vasil Gjiçali, Irakli Papadhima, Gjyzel Nelaj, Murat Mejdini, Simon Çipa, Adrian Nuhu, Fuat Karalli, Kujtim Sejdini, Niko Mëhilli, Merdes Kabo, Erald Mihasi etj.

Në mënyrë të veçantë u nderuan ata që u cilëduan “yje” të Ballkanit: Kelvin Kosta e Eklea Omeri dhe secili prej fëmijëve që japin shkëndija talenti në sportin e shahut sarandiot. Festa e 25-vjetorit të Shoqatës së Shahut ishte edhe apel për të ecur në rrugën e pretendimeve dhe rezultateve të larta e të qëndrueshme.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "SHOQATA E SHAHUT ori i krijimit teS të "Butrint 1997-2 TRINTI" sẽ Shahut ADI ADIDAS"

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 3 persona