Rama: Lleshaj ka dhënë dorëheqjen, e kam pranuar atë

Kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj edhe pse ai nuk kishte asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetën e të riut.

“Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë  të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy.

Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët.

Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”, u shpreh Rama.