Rama për vrasjen e Klodian Rashës: Arma ishte e shtetit e ndjesa i takon shtetit, drejtësi për viktimën

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë, foli për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Ai shtoi se i takon drejtësisë të vendosë për këtë ngjarje të pashpjegueshme sipas kryeministrit Rama.

“E kam parë qartë se fjalët janë të pafuqishme përballë dhimbjes që përjetonin familjarët. Përveç Drejtësisë për viktimën nuk mbetet asgjë tjetër. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri më tani. Pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri te një njeri tjetër arma ishte e shteti ndaj ndjesa i takon shtetit. Patjetër autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet 4 drejtësisë.

Akti i tij është fare i pakuptueshëm, është drejtësia që thotë fjalën e fundit. Sado padiskutueshme të jetë fajësia e efektivit të policisë drejtësia ka nevojë ta dëgjojë edhe atë. Ndjenja e revoltës së menjëhershme është e domosdoshme që të mos humbasin reflektimin.

E them reflektimin tim me zë të lartë , që kur mora vesh lajmin. A është kjo ngjarje e shkëputur nga policia e shtetit, A ka qenë Policia e Shtetit e prirur të kalojë të drejtën e ushtrimit të forcë sikurse u akuzua nga Presidenti i Republikës. Përgjigja e këtyre pyetje ndihmon këdo që dëshiron të jetë objektiv”, tha Rama.