VIDEO/ Eri Sulo: Fortifikimi i Kalivoit për herë të parë bëhet i aksesueshëm për vizitorët

Fortifikimi i Kalivoit për herë të parë bëhet i aksesueshëm për vizitorët.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Parkut të Butrintit Eri Sulo, i cili shkruan:

“Pas dy jave pune intensive kemi ekspozuar për herë të parë për publikun “Fortifikimin e Kalivosë.” ????️

Kodra e Kalivosë gjendet përballë Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ka qenë vendbanim i hershëm në vazhdimësinë e jetës së qytetit antik.

Një vend perfekt për adhuruesit e ecjeve panoramike të ndërthurura me histori dhe kulturë. ????‍♂️