Zjarr i përmasave të mëdha në Mesopotam, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e Mesopotamit, Bashkia Finiq.

Në vendngjarje ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, ndërkohë është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e tjera të zonës.