Shifrat në 24 orë: Rekord infektimesh dhe viktimash në Greqi(

Shifrat e koronavirusit në shtetin fqinj të Greqisë çdo ditë janë në rritje. Kjo gjë ka detyruar dhe qeverinë greke që të mbyllë thuajse çdo gjë, duke filluar që nga e shtuna 7 nëntor.

Autoritete shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot një tjetër shifër rekord të infektuarish. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2,917 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 49807, nga të cilat 54.5% janë burra.

Brenda pak orëve 29 qytetarë kanë humbur jetën në Greqi, duke e çuar në 702 numrin e viktimave qe nga fillimi i pandemisë në vend.

Shihet një rritje pasi dje ka pasur 18 viktima dhe rreth 2600 raste të reja me koronavirus.