Moderatori bën publike lidhjen me bjellorusen: U njohëm në market në Sarandë, është fiks në stilin që unë dua

Gazetari i emisionit Klinton Zeqiraj ka bërë publike lidhjen e tij të re.

Ai ka postuar një foto ku shihet shumë pranë një vajze të panjohur dhe ku miqtë kanë filluar ta ngacmojnë për të mësuar më shumë për të. Vajza quhet Katerina dhe është nga Bjellorusia.

I pyetur nga “Panorama Plus” për marrëdhënien e tij me këtë vajzë, Klintoni u shpreh: “Ajo është yll. U njohëm këtu në Sarandë, pasi ajo punon në një agjenci turistike, ndërsa studion në vitin e fundit për EkonomiTurizëm. U pamë te marketi im këtu në qytet. Vinte për të blerë. Në fillim flisnim pak me njëri-tjetrin, pastaj i kërkova ‘Instagram’-in e më pas e ftova për të dalë. Dolëm dhe tani jemi bashkë. Ajo është fiks në stilin që dua unë.”

Klinton Zeqiraj ka qenë pjesë e disa programeve televizive dhe së fundmi është i njohur për intervistat, vox pop-et, dhe improvizimet e tij në programin “Stop”, që moderohet nga Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Pak ditë më parë, stafi mbylli sezonin për t’u rikthyer në vjeshtë në po të njëjtin program. Gjatë verës, Klintoni kthehet në qytetin e lindjes, Sarandë, ku thotë se këtë sezon fati deshi të njihej me këtë vajzë të huaj.