Sarandë/ U kapën me kanabis në makinë, arrestohen 2 persona

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” një  shtetas 25 vjeç, banues në Sarandë dhe  një shtetas 32 vjeç, banues në Finiq, Delvinë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.