Nuk mundi të “lulëzonte” kioska e vënë pa leje në Ksamil…

Pas më pak se pesë orë, atëherë kur personat ndoshta u rehatuan për “aksionin” e mëngjesit herët, policia bashkiake e Sarandës zbuloi veprimin e paligjshëm.

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat e Policisë Bashkiake në Sarandë kanë çuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zbulimin e një kioske të vendosur në mënyrë të paligjshme në Ksamil.

Bëhet me dije se kioska është vënë rreth orës 05.30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Aksionisti” dhe personi që e ka vendosur atë është K.Z.

Menjëherë është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit.

Ndërkohë janë marrë masat për prishjen e kësaj strukture dhe lirimin e hapësirës.

Rasti do të referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.