Sherri në Sarandë/ I riu nga Elbasani plagos mirditorin, arrestohet nga policia

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, një shtetas 28 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë, arrestimi është kryer pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Sarandë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 33 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.