Saranda zonë e kuqe, kryebashkiaku apel qytetarëve: Zbatoni rregullat!

Saranda ishte një nga qytetet që është në zonën e kuqe, sa i përket rasteve me Covid-19.

Nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, ku nga ora 22:00 deri në orën 06:00 është e ndaluar të lëvizësh, ndërkohë që do të mbyllen dhe baret me restorantet.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, u ka bërë apel qytetarëve të  tij që të respektojnë masat për të ulur rrezikshmërinë e koronavirusit.

“Nga nesër me sjellje e qasje tjetër në përditshmërinë tonë. Të kujdesemi për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat”, shprehet Adrian Gurma që ka publikuar dhe kufizimet e reja që do hyjnë në fuqi nesër.