Kategoria Dytë/ Butrinti e nis sezonin e ri në transfertë kundër Albpetrolit, synohet rezultat pozitiv

Kategoria e Dytë do të ngrejë ditën e nesërme siparin për sezonin e ri futbollisitik.

Sfida e parë për ekipin e Butrintit do të jetë në transfertë kundër një kundërshtari jo të lehtë, siç është Albpetroli.

Në këtë takim Butrintit do të kërkojë që të mos dal pa pikë, pse jo dhe të synojë fitoren.

Këtë vit Butrinti ka pësuar mjaft ndryshime si në organikën e lojtareve, ashtu dhe në stafin drejtues.

Në krye të ekipit është vendosur një emër i madh i futbollit sarandiot, si Milto Gurma i cili do të udhëheqë skuadrën këtë sezon në Kategtorinë e Dytë.

Synimi i Butrintit këtë sezon do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë. /Sarandanews.com/