Oltion Çaçi dhe drejtori i përgjitshëm i UKT inspektojnë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura të Sarandës dhe Ksamilit

Kryetari i bashkise Oltion Çaçi se bashku me drejtorin e pergjithshem te UKT Klevis Jahaj kane inspektiar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura të Sarandës dhe Ksamilit.

Jahaj thekson se UK rajoni Sarandë është në gatishmëri cdo ditë për të bërë të mundur mirëmbajtjen e impiantit.

POSTIMI

Me kryetarin e bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi inspektuam nga afër impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura të Sarandës dhe Ksamilit.

Me rritjen e turizmit, sasia e ujërave të ndotura është rritur ndjeshëm ndaj është e rëndësishme të sigurohet që këto sisteme të jenë në gjendje të trajtojnë sasinë e ujërave të ndotura në mënyrë efikase dhe në përputhje me standardet mjedisore.

UK rajoni Sarandë është në gatishmëri cdo ditë për të bërë të mundur mirëmbajtjen e impiantit.