VIDEO/ Po xhironte video në Instagram: Aksidentohet rëndë shoferi në Memaliaj

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në Memaliaj ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Në pritje të ambulancës, disa kalimtarë po mundohen t’i japin ndihmë e parë.

Shkak për këtë dyshohet të ketë qenë përdorimi i celularit si dhe shpejtësia me të cilën po ecte.

Dëshmitarët pohuan se shoferi në ato momente po xhironte video live në InstaStory kur doli nga rruga.