Ja shtroi me mish dhe raki, si e “gjunëzoi” Policinë e Shtetit Vullnet Sinaj

Deputeti dhe biznesmeni i njohur Vullnet Sinaj, shkeli pak ditë më parë të gjitha protokollet e sigurisë anti-Covid.

Së bashku me miqtë e tij, ai u mblodh në një ambjent të mbyllur pa respektuar distancimin social, numrin e personave që lejohen të grumbullohen, vendosjen e maskave apo edhe konsumimin e duhanit në brendësi të lolalit.

Për të mos mjaftuar kjo, ai zgjodhi të sfidojë Policinë e Shtetit duke e publikuar në rrjetin social Facebook si karshillëk ndaj urdhërave të Komitetit të Ekspertëve.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, Policia e Shtetit ende nuk ka marrë asnjë masë për ta gjobitur ligjvënësin të cilit i takonte të ishte i pari pararojë në zbatim të rregullave anti-Covid.

Në një kohë kur mijëra qytetarë gjobiten për mosvendosjen e maskës, zbatimi i ligjit vijon të jetë me dy standarde kur vjen puna te pronari i Big Market. /Sarandanews/