Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Genti Gazheli, vizitë në Degën Doganore të Sarandës: Ja porositë që caktoi

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Sarandës.

Gazheli u njoh nga afër me punën dhe problematikat e kësaj dege.

Z. Gazheli kërkoi angazhim të shtuar për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.

Gjithashtu zoti Gazheli përgëzoi strukturat doganore të cilat vijojnë të funkionojnë 24 orë në 7 ditë në këtë periudhë të vështirë, të shkaktuar nga Covid 19.