Fshesë në Policinë e Vlorës! Pezullohet nga detyra 22 oficerë

22 oficerë policie në Vlorë janë pezulluar nga detyra.

Ata mbanin poste dhe detyra të ndryshme në radhët e uniformave blu.

Të pezulluarit janë kryesisht inspektorë, por mes tyre ka edhe drejtues në sektorë të ndryshëm.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vendimmarrje të papritur.