Mblidhet Asambleja e PS Sarandë, Lindita Kondi kryetarja e re, Hyseni: Së bashku për mandatin e tretë

Partia Socialste dega Sarandë ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën elektorale.

Nën drejtimin e kryetares së re, Lindita Kondi, sot u zhvillua një takim, ku të pranishëm ishin deputeti Alket Hyseni, drejtuesi i qarkut Damian Gjiknuri, si dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.

Në një postim, Hyseni shprehet se PS Sarandë do trokasë derë më derë për të fituar mandatin e tretë.

“Asambleja e PS? Sarandë, nën drejtimin e  Kryetares së re, Lindita Kondi, fillon punën organizative të gjithë trupës socialiste, në aleancë me njerëzit e zakonshëm, për mandatin e tretë të Edi Rama dhe PS?.

Trokasim✊ në çdo lagje, në çdo derë, në çdo zemër❤️ sarandioti dhe ecim së bashku 2021-2025”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/

Asambleja e PS? Sarandë, nën drejtimin e Kryetares së re, Lindita Kondi, fillon punën organizative të gjithë trupës…

Posted by Alket Hyseni on Thursday, October 8, 2020