Andrea Marto “zë mend” pas kritikave të Ramës: Nga pasiv në aktiv, shpërndanë çdo postim të PS

Sarandanews.com ka publikuar këto ditë raportin e plotë që kryeministri Edi Rama u kishte shpërndarë deputetëve, se sa aktivë janë ata në rrjetet sociale.

Në raport kishte deputet që ishin aktiv, disa të tjerë pasiv dhe një pjesë nuk kishte faqe facebook-u fare.

Pas kritikave nga Rama, ka nisur menjëherë dhe aktivizimi i deputetëve në rrjetet sociale.

Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews.com, deputeti Andrea Marto që mbulon Delvinën dhe Finiqin ishte ndër më pak të aktivizuar në rrjetet sociale.

Menjëherë, pas kritikave nga kryeministri Edi Rama, Marto ka reflektuar duke shpërndarë postimet politike në facebook.

Nga pasiv, Andrea Marto tashmë është kthyer në aktiv në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/