Tërmet 4.7 ballë në Filat, lëkundjet ndihen në Konispol dhe Finiq

Termet 4.7 Rihter  në veri të Igumenicës, pranë Filatit.

Një tërmet me fuqi 4.7 i shkallës Rihter ndodhi në 03.18, në orët e para të ditës së sotme  në veri të Igumenicës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra u raportua 24 km në veri të Igumenicës, pranë Filatit.  Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 6 km.

Tërmeti është ndier i fuqishëm edhe në fshatrat e bashkive Konispol dhe Finiq.

Ende nuk ka informacione per dëme materiale.