Saranda drejt fundit të sezonit si në vitin 1997

Saranda gumëzhinte nga pushuesit edhe në fund të sezonit turistik. Por java që mbyll muajin gusht, ofron një situatë që qyteti bregdetar është përballur vetëm në vitin 1997.

Numri i vizitorëve për këtë vit në Sarandë, është ulur ndjeshëm si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Të vetmit frekuentues të zonave turistike të Sarandës janë vendasit, ndërsa numri i pushuesve nga qytetet e tjera të Shqipërisë, rajonit e botës ka qenë shumë i ulët.

“Shumë mirë. Ka turistë të huaj. Vijnë shumë.  U trembëm nga pandemia, por i  dhamë kurajë vetes dhe erdhëm në plazh” tha njëri prej tyre.

Gjatë vitit të kaluar në Portin e Sarandës kanë hyrë më shumë se 450 mijë turistë të huaj, por këtë vit nuk ka hyrë akoma asnjë, kjo për faktin se anijet e pasagjerëve nga Korfuzi për në Sarandë vijojnë të mbeten të ankoruara në port për shkak të vendimit të  autoriteteve greke prej pandemisë.