Bashkia e Gjirokastrës dhe ambasada italiane, projekte të përbashkëta në turizëm dhe kulturë

Bashkia e Gjirokastrës vazhdon bashkëpunimin me ambasadën e Italisë në Tiranë, për projektet në sektorin e turizmit, arsimit dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, inspektuan punimet për rikonstruksionin e godinës së teatrit “Zihni Sako”, ndërsa vizituan edhe mjediset e QKF “Fato Berberi”.

Konsullja Palmieri shprehu bindjen për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në të ardhmen synohet rijetëzimi i aeroportit të qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit.

Teatri “Zihni Sako”i do të kthehet në një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të qytetit të gurtë