Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga koronavirusi.

Mësohet se ai ndodhet i shtruar në spital.

Ndërkohë. dyshohet se edhe doktori i Shkencave Mjekësore, Besim Elezi është infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 55 raste dhe 3 viktima të reja duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 107.