Përfaqësues të “Save the children” priten nga kryebashkiaku Gurma

Bashkia e Sarandës e ka të qenësishëm profilin e saj social. Politikat sociale dhe mbështetja e shtresave më në nevojë, mbeten një orientim thelbësor i veprimtarisë së saj.

Këtë e tregon edhe spektri i gjerë i institucioneve me natyrë sociale, që janë në varësi e në vëmendjen e saj.

Prirja për të aplikuar në to shërbime të standartit europian, lë gjithmonë të hapur bashkëpunimin institucional dhe referimin ndaj eksperiencave më të mira.

Këtë vuri në fokus edhe pritja e rezervuar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, për dy prej përfaqësueseve të “Save the children” në Sarandë.

Bashkëbisedimi me to vuri në qendër rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit, për të shkëmbyer dhe përfituar nga përvojat, në funksion të përmirësimit të veprimtarive dhe funksioneve me qasje sociale.