FOTO/ Alket Hyseni: Eja për pushime në Ksamil dhe Sarandë dhe realiteti nuk i le asgjë mangut imagjinatës

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka publikuar një foto spektakolare nga perëndimi i diellit në Ksamil.

Hyseni ka ftuar pushuesit që të zgjedhin Ksamilin dhe Sarandën për pushime, pasi realiteti nuk i le asgjë mangut imagjinatës.

“Mos imagjinoni sikur ta pini kafen☕️ me këtë pamje perëndimi, por eja për pushime në Ksamil dhe Sarandë dhe realiteti nuk i le asgjë mangut imagjinatës.☀️
#VisitKsamil????”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/